Ka bërë paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Ai në fjalën e tij deklaroi se kishte kundërshtuar këtë gjykatëm, jo pse ishte kundër drejtësisë, por përkundrazi se e dinte që kjo ishte gjykatë e cila do të trajtonte padrejtësisht luftën e UÇK-së.

“Unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj që Serbia veç të këqija i ka sjellë vendit, vrasje, dëbime, dhunë, shfarosje. Gjenocid ka bërë Serbia në Kosovë. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetari vendit tim. Unë jam një çlirimtar”, ka thënë Selimi, transmeton ballkani.info