Rexhbecaj zyrtarisht huazohet te Kolni

Evlis Rexhbecaj është prezantuar te skuadra e Kolnit në Gjermani.

Mesfushori shqiptar, tashmë ka kompletuar huazimin e tij te skuadra në fjalë.

Rexhbecaj, do të jetë pjesë e Kolnit për një vit e gjysmë.

22 vjeçari, ishte pjesë e skuadrës tjetër gjermane, Wolfsburg.

Aty, Rexhbecaj nuk gjeti hapësirën e duhur duke bërë që të ndryshojë skuadër.

Për futbollistin në fjalë, të interesuar për shërbimet e tij janë edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët e duan me çdo kusht Rexhbecajn.