Në konferencën për media të zhvilluar në ambientit e stadiumit nacional të Rumanisë, i pranishëm përveç trajnerit, Franco Foda, ishte edhe lojtari i Augsburgut, njëherit prurja e re e Kombëtares, Elvis Rexhbeçaj.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë, ju pamë teksa tentoni të nxisni tifozët si nje lider i vërtetë, meqë keni nje moshë relativisht të re, a mendoni se mund të bartni barrën e liderit tek Kombëtarja jonë” , ishte pyetja që iu parashtrua nga gazetari i Ballkani.info.

Rexhbeçaj tha se kjo pyetje ishte e këndshme për të dhe se është i gatshëm të bartë barrën e Kombëtares së Kosovës, si një lider i vërtetë.

Ndiqni përgjigjen e tij më poshtë: