Deputeti

Rexhaj: Kreu i AKI-së na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se kreu i AKI-së, e kishte paralajmëruar sulmin terrorist që ndodhë në Banjskë.

Rexhaj në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se shefi i AKI-së, përveç presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti, i kishte paralajmëruar edhe deputetët e Komisionit për Siguri.

“Kreu i AKI-se, atëherë ka qenë sekret kombëtarë, na ka paralajmëruar për këtë gjë në komision. Na ka tregu me kohë… institucionet e sigurisë nuk e kanë ditë ditën dhe orën, por e kanë ditë që po afrohet. Projekti i Qeverisë që veriut nga një stacion i shtohen edhe 7 të tjera, ka qenë se mund të ketë sulme të tilla”, tha ai.

Rexhaj tha se nuk janë të vërteta pretendimet se Kosova ishte gjendur në befasi nga sulmi terrorist i 24 shtatorit.

“Ka pasur tendencë që jemi hasur në befasi, e na shpëtu Zoti, nuk qëndrojnë sepse informacionet kanë qenë në kohë, gjithë mekanizmat e policia atje ka qenë e informuar”, tha ai.

Deputeti i VV-së, theksoi se nga Serbia mund të pritet që edhe në të ardhmen të priten sulme të ngjashme.

VIDEO BONUS: Kurti s’prononcohet: Në ora 11:00 m’ka fillu takimi e unë s’jam aty, a po kuptoni