Rexha: Keni nënçmuar pa të drejtë futbollistët e Superligës

Feronikeli është kualifikuar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku në raundin e parë takohet me ekipin e TNS (The New Saints) nga Uellsi.

Kampioni kosovar ka marrë një fitore dramatike ndaj Santa Colomas në “Fadil Vokrri”, përcjellë Gazeta Olle.

Rezultati final ishte 2:1 në të mirë të Feronikelin dhe kështu skuadra e Zekirija Ramadanit del fituese e fazës para-kualifikuese.

Rexha ka shpjeguar gjestin pas golit të fitores.

Sipas tij, futbollistët e Superligës janë atakuar pa të drejtë pas ndeshjeve të para të Feronikelit dhe Prishtinës.

“Ka pasur shumë kritika këto ditë se futbollistët e futbollit kosovar nuk e meritojnë Përfaqësuesen e Kosovës. Ne nuk po e kërkojmë Përfaqësuesen e Kosovës, nuk jemi ankuar që nuk na kanë ftuar”, deklaroi Rexha për RTK.

“Na kanë kritikuar që nuk kemi luajtur bukur, por këto ndeshje duhet të luhen për t’u fituar”.

“Është nënçmuar shumë Superliga këto ditë ditë dhe kjo i bën shumë keq futbollit tonë”.

“Edhe Prishtina ka bërë lojë të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohet”, shtoi ai