Revoltë në Qendrën e Studentëve: Banorët kërcënojnë me grevë urie, thonë se sot vetëm një herë u është sjellë ushqim VIDEO

Nuk ka qetësi në Karantinën ku janë vendosur të ardhurit jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ballkani.info ka siguruar një video ku banorët aty janë të revoltuar dhe kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie që të gjithë.

Ata i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës, duke thënë se sot kanë pranuar vetëm një racion ushqim dhe atë në orën 10.

“Qeveria e Kosovës, sot vetëm mëngjesi na është servu në orën 10:00. Nga kjo orë e deri më tani në ora 18:00 fare s’na kanë sjell ushqim, e as nuk i kanë lënë familjarët me na sjellë ushqimin. Këtu në këtë konvikt qëndrojnë të mbyllur dhe nëna vet-ushqyese edhe fëmijë të vëgjel qe edhe ata deri në këte kohë kanë mbet të uritur”, thekson njëri nga banorët.

Sipas tij, nëse ky shqetësim nuk arrin deri tek ata që kanë përgjegjësi për karantimin e tyre  dhe nuk rregullohet ushqimi me tri racione, atëherë ata komplet do të hyjnë në grevë.

“Më pas nuk do të japim përgjegjësi për veprimet e metutjeshme”, theksojnë ata.

Në këtë qendër edhe më herët ka pasur pakënaqësi dhe rrahje. /Ballkani.info/