Marco Reus e ka cilësuar si të pabesueshëm dhe senzacionale fitoren e thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit.
Borussia Dortmundi triumfoi thellë me rezultatin 4-0 mbrëmë përballë “Los Colchoneros” me golat e Witsel, Sancho dhe dy herë Guerreiro.
Verdhë e zinjtë tani kanë fituar 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet duke shënuar 26 gola e pësuar vetëm 6, ndërsa kapiteni i skuadrës, Reus është ndarë i kënaqur me performancën e treguar.
“Nuk mund ta imagjinonim këtë. Duhet t’i japim komplimente këtij grupi, sepse nuk është e zakonshme t’i shënosh 4 gola Atleticos. Kemi vuajtur shumë, sidomos në pjesën e dytë pasi që nuk e kishim posedimin”, deklaroi Reus.
29 vjeçari tha se loja e Dortmundit ishte shumë bindëse, teksa i shkaktuan humbjen më të rëndë Diego Simeones prej që drejton Atletico Madridin.







