Reshjet e shiut dhe borës, kjo është gjendja nëpër rrugët e Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme në përditësimin e të dhënave rreth gjendjes së rrugëve në Kosovë, ka njoftuar se shumica e tyre janë të kalueshme.
Sipas këtyre të dhënave, në disa rrugë duhet të kalohet me pajisje dimërore.
Rrugët e kalueshme janë ato Kaçanik-Hani i Elezit, Gjilan-Dheu i Bardhë, Gjakovë-Qafë Morinë, Prizren-Vermicë, Podujevë Merdarë, Mitrovicë-Bërnjak dhe Mitrovicë-Jarinjë, janë të kalueshme.
![](https://ml7haz9oke3n.i.optimole.com/hV9KxDA-KGxI0738/w:576/h:600/q:auto/https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/12/gjendja-e-rrugeve-576x600.png)
Ndërkaq rrugët tjera mund të kalohen vetëm me pajisje dimërore. Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në fillim dhe në fund të kësaj jave priten reshje të dobëta bore.