Reprezentuesi kosovar shënon në Poloni dhe e bën shqiponjën VIDEO

Reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës, Florian Loshaj, ka realizuar gol vendimtar të premten mbrëma. Me një goditje të saktë nga zona, mesfushori Loshaj shënoi golin e vetëm për Cracovian, që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Wisla Plock, në kampionat polak.

Për 24-vjeçarin ishte goli i dytë këtë edicion. Ka edhe një asistim.

Cracovia renditet e 12-ta me nëntë pikë nga dhjetë ndeshje. Fitorja ishte me shumë peshë në garën për mbetje në elitën polake.