Reportazh nga Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime (VIDEO/FOTO)

Shqiptarë, serbë, kroatë, maqedonas, turq, romë, egjiptian e ashkali. Të gjitha këto nacionalitete janë pacientë rezidentë që bashkëjetojnë në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik-Psikiatrik në Shtime.

Femra dhe meshkujt nga mosha të ndryshme në këtë vendbanim tash e shumë vjet ndajnë gjithçka që kanë së bashku. Shtëpia për dikë e vetme e për dikë e dytë, i plotëson të gjitha kushtet.

Qendra posedon dhoma për aktivitete të ndryshme për banorët. Ka sallone ka paradhoma ka dhoma të mjaftueshme gjumi, banjo, tualete.

Për më shumë, kjo qendër ka edhe sallon bukurie për meshkuj dhe femra.

Objekti ka një kat të veçantë në të cilin jetojnë të sëmurët me probleme psikike më pak te theksuara.

Kushtet e banimit për ta këtu janë shumë të mira, pasi që secila dhomë ka edhe lavamanët për mbajtën e higjienës, raporton Ballkani.info.

Objekti ka kuzhinë të përbashkët, dhe menu të bujshme për pacientët rezidentë, të cilëve u shërbehen tri vakte gjatë ditës. Brenda kësaj qendre ka edhe ambulantë dhe barnatore me barna të listës esenciale.

Në barnatore ka edhe medikamente që u jepen femrave për të mos mbetur shtatzënë, pasi që shumë vite më parë, ka pasur raste të shtatëzanive.

Ndërkaq në katin e lartë të këtij objekti ekziston edhe Reparti i Infektives, që i trajton të sëmuret me sëmundje ngjitëse.

Institucioni ka për qëllim t’i shërojë të sëmurët nga sëmundje kronike ka gjithsej 41 persona staf, siç janë mjek psikiatër, psikolog, punëtor social, infermierë dhe teknik.

Edhe psikologët rrëfejnë përjetimet e tyre, me pacientët resident që kanë në këtë institucion shëndetësor.

Nga shumë të mira që ka kjo qendër rehabilituese, pacientët dhe stafi këtu ballafaqohen me reduktime të mëdha të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Në këtë vend jo edhe shumë të vizituar nga familjarët e pacientëve, kanë ndodhur edhe momente jo të këndshme nga vet banorët e këtij e objekti.

Për arsye të ndryshme, para disa muajve, kishte ndodhur një vetëvrasje nga një femër, që ishte paciente rezidente, ajo u hodh nga kati i katërt i këtij objekti, dhe gjeti vdekjen në oborr.

Në këtë qendër rehabilituese, ka edhe pacientë që nuk vizitohen asnjëherë nga familjarët e tyre pasi këta të fundit kanë hequr dore përgjithmonë nga ta.

E kur fatkeqësisht ata vdesin, Komuna e Shtimes ka ndarë një lokacion për varrimin e tyre në largësi të Shtimes. /Ballkani.info/

Reportazhi i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=t7LqnSdEkDY&fbclid=IwAR1COfY-zK0KyfJZtHAXluzEWQo9O1B4qead9qAyYJFjiwiL-blCql4EeBc