Reperi i njohur ka dhënë udhëzime të qarta për truprojet e klubit të tij që të mos lejohen të hyjnë brenda gra të shëndosha.
Reperi amerikan i cili ndyshe njihet si Future duket se nuk i ka në qejf gratë e shëndosha.
Këtë e ka dëshmuar pasi së fundmi i ka urdhëruar truprojet e klubit të tij që të mos i lejojnë gratë e shëndosha të futen brenda.
Ai kishte për qëllim t’ia ndalonte hyrjen në kafe bar modeles së shëndoshë Naomi Chaput, ku kjo e fundit këtë gjë e ka bërë publike në rrjetet sociale.
“Po, është e vërtetë, Future nuk lejon që gratë e shëndosha të hyjnë në kafe bar dhe ka të drejtë sepse është klubi i tij, edhe pse unë po përpiqem ta kuptoj, por nuk mundem. Ky lloj i diskriminimit është i tmerrshëm. Le të dinë njerëzit me kë po merren”, ishin fjalët e saj.
https://www.instagram.com/p/BuhLNHqBkNl/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
https://www.instagram.com/p/Buj0eyWhGzj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
https://www.instagram.com/p/Bum9wnBhQ8d/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







