Reperët e grupit PINT e lansojnë faqen zyrtare ku mund ta porosisni albumin

Si gjithmonë hip hop labeli, PINT, bën hapa të guximshëm, por shumë të nevojshëm për hip hop skenën.

Albumi i shumëpritur, “United State of Albania” tashmë është lansuar për shitje.

E pritjes i ka ardhur fund me rastin e lansimit të ueb faqes zyrtare, PINT.al.

Ndryshe nga shtetet perëndimore ku albumi do të jetë në shitje në platformat si iTunes dhe Spotify, në vendin tonë albumi mund të blihet në këtë ueb faqe zyrtare, PINT.al.

Me t’u qasur në ueb faqen PINT.al, do të gjeni listën e këngëve dhe kopertinën e albumit.

Në fund të faqes, e gjeni formën ku mund të regjistroheni me të dhënat tuaja për të bërë porosinë e albumit fantastik, “United State of Albania”, i cili vjen direkt në shtëpinë tuaj nga furra e PINT.

Albumi ka një kosto prej 5 eurosh, i cili vjen si CD në kualitet shumë të lartë. Kjo është po ashtu një simbolikë e traditës dhe kultit të hip hopit, një retrospektivë e kohës së vjetër kur albumet kishin kuptim tjetër si CD.

Albumi “USA” përmban 23 këngë me bashkëpunime të shumta me emra të njohur të hip hop skenës shqiptare që i janë bashkuar MC Kreshës dhe Lyrical Son në këtë projekt gjigant.