Rennes ‘shokon’ PSG-në, kampionët shijojnë humbjen e parë

Paris Saint Germian ka shijuar humbjen e parë në Ligue 1.

Kampionët e sezonit të kaluar janë mposhtur 2:1 nga Rennes, në ndeshjen e xhiros së dytë.

Edinson Cavani në minutën e 36’, kaloi PSG-në në epërsi, 0-1.

Në fund të pjesës së parë, vendasit barazuan rezultatin kur shënuan me anë të Mbaye Niang.

Me të filluar pjesa e dytë, Romain Del Castillo shënoi për të përmbysur rezultatin në 2:1, për fitoren e Rennes.

Edhe në këtë ndeshje për PSG nuk është paraqitur Neymar.

loading…