Rennes bën mrekullinë ndaj PSG-së, fiton Kupën e Francës (VIDEO)

Duheshin penalltitë për të vendosur fituesin e Kupës së Francës për sezonin 2018-2019.

Rennes-PSG i mbylli në barapeshë 2-2 90 minutat e rregullta, ndërsa pas goditjes së 11-metërshave triumfoi ekipi i Rennes

Parisienët kaluan në avantazh të dyfishtë që në 21 minutat e para të ndeshjes me brazilianët Dani Alves dhe Neymar, ndërsa Rennes nuk u dorëzua duke barazuar gjithçka.

Kujtojmë se në minutën e 118 Kylian Mbappe la lojën pas kartonit të kuq.

Pas penalltive, Rennes triumfoi 6-5.

GOLAT:

Dani Alves 13’, Neymar 21’/ Kimpembe (A) 40’, Mexer 66’

Përmbledhja e 90 minutave:

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/Th3Mgktxw5uErzM1AueD_27_ddf633f4037e82eff04cf28fdd3ae9fa_video_360p_converted.mp4