Rënie drastike e votave të Shpend Ahmetit: Për 2 vjet i humbi plotë 70 mijë vota: Ja sa vota i mori më 6 tetor

Një ulëse në Parlament nuk ka arritur ta sigurojë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është edhe kryetari i PSD-së, partisë që në zgjedhjet e fundit garoi në koalicion me AAK-së.

Madje, Ahmeti ka shënuar rënie drastike të votave. Ai, nga 75 mijë vota sa kishte marrë si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore të 2017, në ato të 6 tetorit të këtij viti, ka marrë vetëm 5508 vota, shkruan Ballkani.info.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ka arritur të sigurojë 14 vende në Kuvendin e Kosovës.

Duket se në Kuvend nuk do të jenë asnjë kandidat i PSD-së. /Ballkani.info/

loading…