Jeremy Menez riniset nga liga e dytë franceze.

Karriera e ish sulmuesit të Romës dhe Milanit tashmë në moshën 32-vjeçare ka pësuar një rënie drastike.

Pasi mbylli me konsensus kontratën me gjigandët meksikanë të Club Americas në fund të gushtit, Menez ka arritur marrëveshjen me klubin e kategorisë së dytë franceze Paris Fc për të luajtur deri në fund të këtij sezoni.

Lajmi raportohet nga mediat franceze ndërkohë që në këtë zgjedhje të sulmuesit ka ndikuar edhe fakti që 32-vjeçari kërkon të qëndrojë afër familjes së tij.

loading…