Renditja tabelore ndryshon pas dy ndeshjeve të sotme në Superligë, “fundoset” Drenica

Pas përfundimit të dy ndeshjeve hapëse të javës së 22-të, renditja tabelore në Superligën e Kosovës në futboll ka ndryshuar për disa pozita.

Me humbjen në udhëtim 3:1 nga Malisheva, Drenica ka rënë në pozitën e fundit me 20 pikë gjithsej, shkruan Demokracia.com.

Nga vendi i fundit është larguar Ferizaj që falë fitores së madhe kundër Dritës 2:1 ka kaluar në vendin e parafundit me 21 pikë.

Malisheva që e “fundosi” Drenicën në stadiumin “Liman Gegaj” është larguar nga zona e kuqe për largim nga elita. Ekipi i Bylbyl Sokolit tani pozicionohet në vendin e shtatë me 24 pikë.

Drita me disfatën në Ferizaj mbetet e dyta, por në rast se Ballkani të dielën fiton ndaj Dukagjinit, atëherë diferenca mes tyre do të jetë gjashtë pikë.