Renditja e re e “Transfermarkt” | Emërllahu lojtari më i vlefshëm në Superligë, kjo është renditja

Uebsajti prestigjioz i vlerësimeve “transfermarkt.com” ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket vlerës së futbollistëve, përfshirë edhe Superligën e Kosovës në futboll.

Lindon Emërllahu, mesfushori i Ballkanit të Suharekës është futbollisti më i vlefshëm në elitën e futbollit kosovar. 19-vjeçari tani vlen 500 mijë euro, raporton Demokracia.com.

I dyti në këtë listë është mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi që vlen 400 mijë euro. 375 mijë euro vlen Ermal Krasniqi i Ballkanit.

Me vlerë 350 mijë euro janë lojtarët: Muharrem Jashari dhe Rron Broja të Dritës, Albert Dabiqaj i Gjilanit dhe Albion Rrahmani i Ballkanit.

Kapiteni i Ballkanit dhe një nga më të merituarit për suksesin e Ballkanit në Ligën e Konferencës dhe jo vetëm, Armend Thaqi është i 14-ti në listë me vlerë 300 mijë euro.

LISTA: