Anglezja Daily Mail ka renditur 50 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që të dy pjesë e 10 vendeve të para.
Tifozët e futbollit kanë parë një rivalitet të gjatë mes super yllit portugez dhe legjendës argjentinase, ku dyshja fitoi 13 Topa të Artë mes tyre.
Megjithatë, vlerësimi i Daily Mail tregon se ka një diferencë mes dy lojtarëve, me Ronaldon që renditet i 10-ti në listë, ndërsa Messi kryesoi listat, sipas renditjes së tyre.
Një tjetër mungesë e dukshme në listën e top 50 është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i ekipit kombëtar të Brazilit, Neymar.
Këtu janë 10 futbollistët më të mirë sipas Daily Mail:
10 – Cristiano Ronaldo
9 – Zico
8 – Garrincha
7 – Ronaldo Nazario
6 – Alfredo Di Stefano
5 – Zinedine Zidane
4 – Johann Cryuff
3 – Diego Maradona
2 – Pele
1 – Lionel Messi
Cristiano Ronaldo ka fituar pesë herë Topin e Artë, i dyti më shumë nga një lojtar në historinë e ceremonisë. Ai kryeson listën për nominime, me 18 prej tyre. Messi ka fituar tetë Topa të Artë në karrierën e tij deri më tani.







