Renato Sanches dëshiron më shumë minuta te Bayerni

Renato Sanches shpreson që “ringjallja” e tij t’i jep mundësi të ketë hapësira më shumë te Bayerni.

Ardhja e Robert Kovac në stolin e bavarezëve i ka ndikuar edhe mesfushorit portugez të rikthejë formën që e pati gjatë Kampionatit Europian në vitin 2016, e cila i siguroi transferimin në “Allianz Arena”.

Sanches sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Swansea që më pas nuk arriti të mbijetojë në Premier League.

Kovac i ka dhënë më shumë hapësira 21 vjeçarit i cili realizoi gol në Champions League përballë ish skuadrës së tij, Benficas.

“Raportet me trajnerin janë shumë të mira. Sigurisht se dua të luajë më shumë, por ne kemi shumë lojtarë ndërkombëtar në skuadër dhe trajneri duhet të bëjë rotacione”, tha Sanches për Bild.

Sanches mendon se kritikat që kanë mbërritur së fundmi në drejtim të klubit janë normale për shkak të formës së dobët që po kalojnë kampionët e Gjermanisë.