Remzi Ejupi

Remzi Ejupi deklarohet pas vendimit për t’u larguar nga FC Prishtina

Remzi Ejupi është larguar përfundimisht nga FC Prishtina pas 20 vjetësh kontributi në klubin Bardhekaltër.

Pas mbledhjes, biznesmeni kosovar i ka dhënë edhe deklaratat e para, duke thënë se po largohet pasi ka konsideruar se nuk ia vlen të vazhdojë derisa futbolli kosovar është në këtë gjendje të vështirë.

 “Jam qe 20 vjet tek Prishtina, dikur edhe harxhohesh. 20 vjet kontribut në klubin e Prishtinës nuk janë pak dhe arsyeja ndoshta mund ta them është se ajo që po ndodh në futbollin e Kosovës dhe që është në futbollin e Kosovës nuk më ka rezultuar që ia vlen për momentin të vazhdoj më tutje për arsye se nuk është e lehtë, ju i shihni edhe klubet tjera kanë vështirësi jashtëzakonisht të mëdha. Ne kemi menduar se pas pranimit në FIFA dhe në UEFA do të ketë shumë më shumë lehtësi, ne po e shohim që po ka më shumë vështirësi. Prandaj, kam vendosur edhe të largohem për një kohë”, deklaroi Ejupi para mediave.

FC Prishtina do të kalojë në duart e Rrahman Haradinit, i cili do t’i ketë rreth 80 përqind për qind aksionet e klubit.