Para pak ditësh, Këshilli i Fakultetit Juridik ka thënë se pozitat e shpallura në konkursin e 22 tetorit për këtë fakultet janë bërë pa asnjë kriter.

“Për pozitat të cilat është marrë vendim për të ju shpallur konkursi, nuk është marrë asnjë kriter bazë, pra: As kontrata e skaduar, as fondi i orëve (janë në disa pozita nga 3 profesorë në lëndët që keni marrë vendim për të shpallur konkurs) dhe nuk janë barët të parë të lëndës, e as nuk janë bartës të programeve të studimit për ri-akreditim”, thuhet në ankesën e tyre drejtuar rektorit, Marjan Dema.

Kjo ankesë e Këshillit të Fakultetit Juridik, si dhe letra e dekanit të këtij fakulteti, Haxhi Gashi i janë dërguar rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj.

Njëjtë ka vepruar edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj. Këto ankesa janë bërë pasi që është reduktuar numri i pozitave të konkursit.

Megjithatë, rektori Demaj i është përgjigjur me një letër të dy rektorëve, Gashit dhe Dedajt.

Në letrën e Demajt të datës 22 tetor të këtij viti, të cilën e ka siguruar Ballkani.info, rektori fillimisht i përgjigjet Haxhi Gashit.

“Fillimisht dua të shpreh habinë time me reagimin tuaj të vonshëm dhe joparimor ndaj një procesi të vendimmarrjes së Senatit që, jo vetëm është shembull i transparencës, por edhe i vendosjes së një standardi të ri të përgjegjshmëirsë në vendimmarrje”, thuhet në fillim të letrës.


Haxhi Gashi

Më pas, rektori Demaj e bën përgjegjës dekanin Gashi për siç thotë ai, mosbashkëpunim në mënyrë që planifikimet buxhetore për pozitat e reja për profesorë asistentë të bëhen me kohë, që do të mundësonte një numër më të madh të pozitave në Fakultetin Juridik.

“Përkundrazi, ju keni insistuar për pozita të reja për asistentë dhe nuk e keni konsideruar prioritet hapjen e pozitave për mësimdhënës. Madje, kjo përkundër kërkesave tona të vazhdueshme që këto aspekte të planifikohen me kohë dhe propozimet të paraqiten me kohë”, thekson Demaj, raporton Ballkani.info.

Më pas, Demaj ia përmend Gashit edhe një pozitë të dërguar nga ai për asisten… “Duke shënuar se është pozitë e lirë nga konkursi i kaluar. Por, pas shkresës së pranuar nga Katedra Kushtetuese e Fakultetit Juridik në adresë timen dhe të prorektorëve, del se për këtë pozitë është anashkaluar Katedra përkatëse dhe Këshilli i Fakultetit Juridik nga ju si dekan, dhe aq më keq se një pozitë e tillë për lëndët e propozuara nuk ka ekzistuar në konkursin e kaluar. Kjo për habi të menaxhmentit të UP-së dhe timen si rektor”.

“Nga takimi me asistentët e Fakultetit Juridik me datë 11 tetor 2019 në zyrën time, ku edhe ju ishit i pranishëm, kuptova se ju nuk i keni informuar kolegët se nuk kemi mundësi buxhetor që për Fakultetin Juridik të shpallen 13 pozita për profesorë asistentë”, thuhet tutje në letër.

Më poshtë i gjeni pikat tjera të përgjigjes së rektorit Demaj në adresë të dekanit Gashi:

Tutje rektori Demaj në vazhdim të letrës i përgjigjet edhe dekanit të Fakultetit Ekonomik, But Dedaj.

Ndër tjerash Demaj thekson në pikën katët të përgjigjes se… “Si edhe të gjithë dekanëve tjerë, ju kemi dhënë mundësi që me kohë të na propozoni zgjidhje brenda mundësive që kemi, por ju nuk keni bashkëpunuar në këtë drejtim”.

“E tëra që kam pranuar nga ju, kanë qenë vërejtje të natyrës personale mbi pozitat prioritate mbi kandidatët që mbase ju pretendoni të zënë këto pozita. Andaj, çdo reagim tani pas kohe është thjeshtë tendencë për të penguar zbatimin e vendimeve të Senatit, konkursit dhe funksionimit normal të UP-së”, thuhet në letrën e rektorit Demaj. /Ballkani.info/

loading…