Rektori i Universitetit të Pejës pjesë e fushatës së PDK-së në Klinë

Edhe në këtë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit po shpërfaqen dëshmi politizimi në Kosovë.

Ky politizim po arrin në majat e institucioneve të larta të arsimit publik, aty ku politika nuk do të duhej t’i fuste duart fare, shkruan Sinjali.

Në gjë e tillë është shpërfaqur dje në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë, ku krahas përkrahësve të kësaj partie, në këtë tubim mori pjesë edhe rektori i Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Fadil Millaku.

Në mesin e dhjetëra personave të mbledhur në shkelje të ligjit, në rreshtin e parë shihet i ulur Millaku.

Edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj dje njoftoi për tubimin në Klinë, ku tha se ka takuar shumë veteranë të UÇK-së.