Zveçan

Raporti zyrtar i policisë për municionin që u kap dje në Zveçan

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se armatimi që u gjet dje në Zveçan u kap në tri shtëpi të banuara.

Sipas policisë aty janë gjetur dhe konfiskuar: 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron  si dhe pajisje rezervë të armëve.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Zveçan  14.05.2024, 15:30. Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron  si dhe pajisje rezervë të armëve. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.