Rekordi i Giroudit, 32 gola me kokë në Premier League

Chelsea barazoi me Aston Villën, 1:1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi francezi Olivier Giroud. Për sulmuesin shtatlartë ishte goli i 32-të me kokë në Premier League.

Që nga debutimi në Premier League, në vitin 2012 me fanellën e Arsenalit, Giroudi ka shënuar më së shumti gola me kokë në kampionatin anglez.

Këtë edicion, Giroud ka realizuar 3 gola për Chelsean. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2017.