Rekord: Tifozët e Interit blejnë të gjitha abonimet e këtij sezoni, dalin në shitje ato të vitit të ardhshëm

Interi ka njoftuar se tashmë i ka shituar të gjitha biletat sezonale për edicionin e ri 2019/20.

Kjo ka ndodhur edhe pse sezoni i ri në Serie A nuk fillin edhe dy muaj dhe pas emërimit të Antonio Contes në postin e trajnerit së fundmi.

Zikaltërit kanë konfirmuar se ky është rekord i klubit dhe se, për herë të parë në historinë e vet, klubi e ka hapur një listë të pritjes për sezonin pasues.

Tifozët zikaltër do ta shohin skuadrën e tyre duke luajtur përveç tjerash edhe në garën më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve, si dhe disa lojtarë të rinj që do t‘iu bashkohen klubit.