Rekomandimi i Ujkanit: Të rriten kapacitetet për përballje me pandeminë, qytetarët të lejohen të punojnë

Stomatologu, Xheladin Ujkani, ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të shpall konkurs për specializime në mënyrë që të angazhohen qindra mjekëve të rinj që kanë përfunduar studimet në mjekësinë e përgjithshme, e që janë të papunë.

Kështu, sipas tij, do të rriteshin kapacitetet profesionale për t’u përballur me pandeminë gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, ndërsa qytetarët do të lejoheshin të punojnë e ta jetojnë jetën e tyre, shkruan AktivPress.

Në vijim mund ta lexoni rekomandimin e plotë të Ujkanit!

Ministria e Shendetesise bene mire te shpall konkurs per specializime ne menyre qe te angazhohen qindra mjeke te rinje qe kane perfunduar studimet ne mjekesine e pergjithshme e jane te papune.

Mos te lejojme qe kjo gjenerate e arte, te na largohet nga Kosova pas Pandemise.

Dhe fokusi te jete tek specializimet ne fushen e Semundjeve Infektive, Epidemiologjise, Mikrobiologjise, Shendetit Publik, Emergjences, Anesteziologjise e Menaxhimit Shendetesor.

Duhet te veprohet me shpejtesi ne menyre qe te pergatitemi edhe per 10mije e 100mije raste me COVID. Dhe kjo gjenerate e re e mjekeve qe kane qene ish nxenesit me te mire te shkollave te mesme, besoj brenda javeve aftesohet per pune e menaxhim me rastet me COVID. Pra, ti rrisim kapacitete profesionale per perballje me Pandemine edhe per muajt e vitet ne vijim, ne rast se veq kemi me bashkjetu me te per nje kohe.

Pse jo, ne si shtet kemi buxhet e kapacitete dhe mund te ndertojme brenda javeve edhe ndertesa te reja te dedikuara posaqerisht per Kliniken Infektive me 500, 1mije e me shume shtreter.

Te veprojme pa humbur kohe! Ne te njejten kohe, qytetaret ti lejojme ta punojne e ta jetojne jeten e tyre, si qytetar te LIRE E TE PËRGJEGJSHËM!