Reka: Statusi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ende i pazgjidhur

Kandidati për president në Maqedoninë Veriore, Blerim Reka, ka zhvilluar një bisedë me qytetarët në Tearcë, ku ka folur për ngecjet dydekadëshe në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Konkretisht Reka ka përmendur statusin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe statusin e gjuhës shqipe.

Kandidati për kreun e shtetit se me zgjedhjen e tij president, në Aleancën e NATO-s e cila ka qenë bashkëhartuese e Marrëveshjes së Prespës do ta shtrojë pyetjen e aneksit për statusin e ish- ushtarëve.

Ndryshimet me ligjin për përdorimin e gjuhëve ai i konsideroi vetëm ndryshime kozmetike, shkruan Alsat-M.

“Ata që e bënë Marrëveshjen e Ohrit, nuk arrijnë t’i realizojnë as të drejtat që i garanton Marrëveshja e Ohrit. Aneksi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit për risocializimin as pas 18 vitesh nuk është zbatuar. Ligji për statusin e veteranëve të UÇK-së as nuk është proceduar. Një ligj tjetër i atyre që ishin kundër tyre, që nga viti 2008 është në fuqi”, tha Blerim Reka, kandidat për president.