Reja konfirmon se Xhaka refuzoi t’i bashkohej grumbullimit të Shqipërisë

Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Andorrës paralajmëroi skuadrën e tij të mos mendojë për ndeshjen ndaj Francës dhe të japin 110% nga vetja për të marrë maksimumin nga kjo sfidë pasi kundërshtari nuk është i lehtë.

Italiani i stolit kuqezi foli për mungesat e Xhakës dhe Cikalleshit, si dhe për mundësitë që kanë lojtarët e rinj si Kamberi dhe Seferi për të luajtur.

Ndeshja me Andorrën?

“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Mungesa e Cikalleshit?

“Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kush do që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djem të tjerë që do japin më të mirën”.

Mungesa e Xhakës?

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse ai nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet”.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër?

“4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qëndre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtës, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli, nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?

“Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës?

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdën, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Messi, nuk është kështu”.

loading…