Reja: De Biassi dhe Panucci duhet të ndihen xhelozë…

Trajneri Edi Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur lidhur më dy ndeshjet kualifikuese të nëntorit. 76-vjeçari italian e ka komentuar edhe mundësinë e rinovimit të kontratës së tij me kuqezinjtë.

Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit H gjatë dy javëvë në vijim – fillimisht kundër Andorrës më 13 nëntor, e pastaj do të luajë sërish në shtëpi kundër Francës më 17 nëntor, transmeton Gazeta Express.

“Për Cikalleshin më vjen keq sepse ka qenë vendimtar, por kemi një prurje të re në fazën ofensive siç është Kamberi. Ndaj Turqisë dhe Moldavisë Cikalleshi ka bërë mirë, ndaj duhet të japim maksimumin të gjithë. Dua që të kem kontigjent të mirë, për të gjetur vazhdimësinë. Ndeshja me Andorrën është kryesorja për ne, ndaj nuk dua rënie të vëmendjes ndaj tyre. Dua të evitoj çdo lloj mospërqëndrimi ndaj këtij kundërshtari.”

“Dua të krijoj mentalitetin e të luajturit me efiçensë. Nëse duam të rritemi si skuadër dhe Federatë, duhet të vendosim mendjen dhe profesionalizmin te ndeshja me Andorrën. Për Francën, publiku, entusiazmi dhe stadiumi i ri do të bëjnë punën e tyre.”

Rinovimi i Kombëtares?

Objektivi ynë është të marrim maksimumin në dy ndeshjet e mbetura dhe unë kam rinovuar mjaft. Selahi është njëri prej tyre, i ri dhe luan rregullisht. Kemi Kumbullën dhe Selahin, ndërsa këtë herë i takon Seferit të debutojë. Do shohim edhe me presidentin Duka për prurje të reja.

Kam ftuar vajzën dhe bashkëshorten për takimin në Tiranë. De Biassi dhe Panucci duhet të ndihen xhelozë që unë do luaj në stadiumin e ri. Jam krenar për këtë skuadër dhe është privilegj për mua të qënit këtu.

“Emanuele Ndoji është kthyer nga dëmtimi dhe jam kurioz ër formën e tij, Xhaka është rikthyer dhe ne e kemi pjesë tonën. Më vjen mirë që edhe lojtarët veteranë janë kapitenë dhe luajnë në ekipet e tyre. Duhet të shohim që për të ardhmen të gjejmë zëvendësuesit e duhur”.

Pas këtyre ndeshjeve përfundon kontrata juaj, si është situata me rinovimin?

Vazhdimisht kemi folur për të ardhdhmen dhe jemi në një mendje. Përmend kushtet, moshatm stadiumin dhe terrenet që po zhvillohen. Dua të përmend se këto kualifikuese, në Turqi kishim në dorë ecurinë e grupit dhe në rast fitoreje me rastet që kishim do flisnim ndryshe. Kjo ishte “thëmbra e Akilit” dhe mrekullia nuk ndodhi në Stamboll. Po shohim të rinjtë e lindur kudo në Evropë nga prindër shqiptar.

Shoh se ndeshja me Andorrën ka pak bileta të shitura dhe unë i bëj apel tifozëve të na mbështesin. Është ndeshje e rëndësishme dhe kërkoj tifozeri në stadium, për të rritur përqëndrimin e lojtarëvre, pasi e theksoj që për ne është ndeshje e rëndësishme.

“Kemi kushtëzime nga kartonat dhe dëmtimet. Nesër do shoh gjendjen e ekipit dhe do fus në fushë skuadrën më të mirë nga ana fizike dhe psikologjike. Për mua lojtarët e rinj janë kryesorja”

Shqipëria vuan nga ekipet e cilësuara “të vogla”, ndihet kjo vështirësi?

Unë shpresoj që jo, ndaj thashë më lart se të gjitha skuadrat janë të rëndësishme. Mospërqëndrimi ka bërë që të humben dhe kampionate, jo vetëm ndeshje. Duhet të jemi mirë mentalisht. Andorra luan mirë në mbrojte me skemën 4-4-2 dhe dalin në kundërsulme. Ne i kemi studiuar dhe duhet durim për të marrë fitoren.