Reims shkruan për Arbër Zenelin dhe miqësoren e Kosovës

Skuadra e Stade de Reims ka shkruar për miqësoren e Kombëtares së Kosovës.

‘Dardanët’ sot luajnë ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji, kundër San Marinos në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.

Klubi ku luan futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, Reims ka shkruar në rrjetet sociale për këtë miqësore.

“Dita e ndeshjes! E para miqësore për Arbër Zenelin dhe Kosovën”, shkruhet në paralajmërimin e klubit francez.

Kujtojmë që në këtë skuadër luan edhe Valon Berisha, por mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për këto miqësore për shkak të lëndimit.