Diant Ramaj

Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, Mikel Arteta dëshiron portierin e Ajax

Diant Ramaj është dëshira e Arsenalit në Premier League. Largimi i mundshëm i Aaron Ramsdale në fundin e sezonit, për shkak të ofertave për të, kanë bërë që Mikel Arteta të shikojë nga shqiptari i Ajaxit.

Ka qenë gazetar anglez Steve Kay që ka thënë për Football Transfers se Ramaj është në listën e dëshirave të Arsenalit dhe se vlera e tij shkon deri në 15 milionë euro.

Sipas gazetarit anglez Arsenali e ka pëlqyer shqiptarin edhe sa ishte pjesë e skuadrës gjermane të Eintracht Frankfurt.

 “Arsenali e pëlqente Diant Ramajn edhe kur ishte në Eintracht Frankfurt. Ai është i mirë në lojën me top, diçka që Mikel Arteta me siguri e dëshiron. Ramaj është gjithashtu i shkëlqyer në pasimet e gjata ndaj sulmuesve dhe mund të jetë portier i përsosur te Arsenali. Ramaj është gjithashtu i gjatë dhe ka guxim kur del për të kapur krosime etj”, tha Steve Kay.

22-vjeçari Ramaj ka kontratë me gjigantët e Holandës deri në verën e 2028 dhe bën pjesë në kombëtaren gjermane U-20, duke pritur një ftesë nga ekipi A. Së fundmi ai ka treguar se nuk është i interesuar për Shqipërinë dhe Kosovën pasi dëshiron Gjermaninë.