Rikthehet në Serie A

Refuzoi Milanin, sulmuesi kolumbian i bashkohet Fiorentinës?

Sulmuesi kolumbian i Sevillës, Luis Muriel, pritet t’i bashkohet Fiorentinës në huazim deri në fund të sezonit.

Muriel ka përvojë të gjatë në Serie A, pasi ka luajtur për skuadra si Udinese dhe Sampdoria në të kaluarën, dhe tani do ta bartë fanellën e Fiorentinës, e cila e ka opsionin për ta blerë atë në fund të sezonit për rreth 14 milionë euro, raportojnë mediat italiane

Ai do të jetë në Firence të mërkurën për t’i kryer testet mjekësore.

Milani ishte shumë i interesuar për të, por ai e refuzoi klubin kuqezi pasi tashmë ia kishte dhënë fjalën Fiorentinës.