Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është politikan i diskutuar në Ballkanin perëndimor për faktin se është president i një shteti që kryesonte Jugosllavinë, një projekt i internacionales socialiste e krijuar në vitin 1929 dhe për shkak të deklaratave më ndryshe nga paraardhësit e tij.

Zhvillimet në Ballkanin perëndimor ishin acaruar pas konflikteve gjatë dekadës së fundit të shekullit XX. Gjithçka përfundoi me zhdukjen e Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovë e më pas pavarësinë e saj, shkruan Ballkani.info.

Serbia i Millosheviqit cilësohet si fashiste, madje njihet si ushtruese e gjenocidit më të madh ndaj njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Pasiqë, Aleksander Vuçiç erdhi në pushtet filloi të rritet popullariteti i tij. Fitoret e shpeshta në zgjedhjet parlamentare dhe fitorja e fundit në zgjedhjet presidenciale < pa dyshim që e bën Vuçiçin njërin prej liderëve më të rëndësishëm në historinë e Serbisë.

Politikat e tij sa reformator aq edhe pasues i traditës politike serbe antishqiptare, sa properëndimor aq edhe vllazëror me Rusinë, sa paqë-dashës aq edhe luftë-nxitës. Këto politika që duken kontradiktore kanë qenë të sukseshme për imazhin e Serbisë pas gjenocidit të ushtruar në Bosnje dhe Kosovë.

Në dhjetorin e vitit 2015, ish-sekretari amerikan në administratën e Obamës, John Kerry kishte deklaruar në Beograd se “Vuçiçi po e ndërton Serbinë moderne”.

Nga deklaratat perëndimore, shihet qartë që politikat pragmatiste të Vuçiçit që moralisht shihen si hipokrite e politikisht si taktike kanë dhën efektin e tyre në agjendet e Serbisë.

Ajo që e karakterizon politikën e Vuçiçit janë deklaratat e tij paqësore dhe veprimet e tij agresore. Vuçiç ka bllokur sistemine  Bosnjës me “Republikën serbe” brenda Serbisë, derisa ka shkelur mbi Ujmanin e Kosovës madje duke folur për “paqe”. Tenton të marrë territore e të thirret në stabiltiet rajonal

Serbia ka synime integrimin në Bashkimin Europian(BE), por Serbia nuk i është përgjigjur kurrë kërkeses së BE-së për sanksione mbi Rusinë rreth konfliktit në Krimea.

Vuçiç pos Rusisë po vazhdon raporte të mira me Kinën – madje disa indikacione flasin për raporte të shkëlqyera me Turqinë.

Lobi serb i menaxhuar nga Vuçiç po rritet. Ndikim të madh po luajnë deklaratat e tij strategjike si politikan karizmatik.

Vuçic u pendua nga banorët e Drenicës të vizitoj një fshat në Skenderaj. Politikat e tij në raport me Kosovën po vazhdojnë të jenë agresive, duke u improvizuar si paqësore.

Serbia dhe Kosova pritet ta zhvillojnë dialogun që po etiketohet si “Finalja e Madhe”.

Çfarë politikani është Vuçiçi? Reformator apo pasues i fashizmit të 90’tave serb? Modern apo tradiconal i koncepteve politike? Properëndimor apo pro-rus? Gjitha këto elemente bashkohen tek Vuçiçi për ta bërë një politikan të papërshkrueshëm, me taktika e strategji me vizion, sigurisht në dëm të shqiptarëve. /Ballkani.info/