Referi holandez, Danny Makkelie, i ka kërkuar falje Cristiano Ronaldo-s dhe Portugalisë pasi ua mohoi golin që do të ishte i fitores ndaj serbëve.

Në xhirim shihej që topi i dërguar drejt portës nga Ronaldo e kishte kaluar vijën fatale, mirëpo referi kishte sinjalizuar që loja të vazhdojë, pasi që kishte menduar se mbrojtësi Aleksandar Mitrovic e kishte spastruar topin para se ai ta kishte kaluar vijën.

“Sipas politikave të FIFA-s, krejt çka mund të them është që i kërkova falje trajnerit kombëtar, Fenrando Santos, si dhe ekipit portugez për atë që ndodhi”, ka thënë Makkelie për mediumin portugez, A Bola.

“Si ekip referësh, ne gjithmonë punojmë zellshëm që t’i marrim vendimet e mira. Kur jemi në lajme në këtë formë, kjo nuk na lumturon”.