Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit dhe se impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.
Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria dhe Obiliqi do të kenë reduktime të ujit duke filluar sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në ora 16:00, pastaj ujë do të kenë nga ora 16:00-20:00, për të vazhduar më pas me reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit.
“Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë. Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës”.
“Fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth tre orë. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.







