Realizohet kërkesa e infermierit që ishte në grevë, pagesa e ndërrimeve të natës nga 18 në 36 euro

Enlirat Duraku, anëtar i Sindikatës së Infermierëve, njofton për realizimin e njërës kërkesë për rritjen e pagesës për ndërrimin e natës.

“Pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€.

Falemnderit të gjithëve që u angazhuan që kjo të realizohet”, ka shkruar Duraku në Facebook.

Ndryshe, Duraku ka deklaruar se ka qëndruar në grevë urie për 20 ditë radhazi, teksa a shtuar se do të qëndrojë deri në vdekje derisa të realizohen kërkesat e infemrmierëve.