Realin e pret ‘ferri’ në grupe, ja kundërshtarët e mundshëm në Champions!

Shorti i Champions Leagues do të hidhet më 29 gusht në Monaco aty ku mund të përcaktohen dy grupe të forta apo siç njihen “grupe të ferrit”.

Në përgjithësi 32 ekipe do të vendosen në katër vazo, 26 prej të cilave janë kualifikuar tashmë, ndërsa 8 të tjera do të kualifikohen përmes fazës “play-off”.

Në vazon e parë, ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore europiane.

Vazoja e dytë, përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.

Vazot tre dhe katër do të vendosen në bazë të koeficientit të UEFA-s, me klubet me koeficientin më të ulët që do t’i përbëjnë ato. Ndër to Inter dhe Valencia.

Grupet e mundshme të vdekjes:

Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.

Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

loading…