Reali triumfon në “El Classico” për ta marrë kreun në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo di Stefano”.

Skuadra e Zinedine Zidane nisi furishëm ndeshje, duke rrezikuar disa herë në minutat e para. Pikërisht, në ato minuta edhe gjeti golin e parë, kur pas një krosimi në zonë, bukur u gjend Karim Benzema që realizoi gol të mrekullueshëm në minutën e 13-të.

Los Blancos vazhdoi me dominim të ndeshjes, dhe goli i dytë nuk u vonua. Kësaj radhe, Toni Kroos me një goditje fenomenale nga gjuajtja e lirë dyfishoi rezultatin në minutën e 28-të.

Pas pësimi të dy golave, Barcelona nisi të këndellej, por nuk arriti të shënonte në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën e Ronald Koeman, që gjeti golin në minutën e 60-të përmes mbrojtësit Oscar Mingueza.

Në vazhdim, Barça u përpoq të barazonte rezultatin, por ishte e pamundur falë organizimit të mirë defanziv të vendasve.

Në fund mesfushori Casemiro u ndëshkua me kartoni e dytë të verdhë, duke e lënë Realin për disa minuta me një futbollist më pak në fushë.

Pas kësaj fitore, Reali ngjitet në vendin e parë me 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico që ka një ndeshje më pak. Barcelona me 65 pikë mban vendin e tretë.