Reali shpallet për herë të tretë radhazi kampion i botës për klube

Real Madridi ka vazhduar mbretërimin në botën e futbollit, duke u shpallur për herë të tretë radhazi kampion i botës për klube.

Në finalen e Kupës së Botës për klube “Mbretërit” e gjunjëzuan Al Ainin duke e mposhtur me rezultat prej 4 me 1.

Reali me këtë triumf bëhet klubi i vetëm në botë që e fiton tri herë radhazi këtë garë.

Njëherësh ky është trofeu i parë me Real Madridin për trajnerin Santiago Solari.

Modriq, Llorente, Ramos e një autogol nga Nader ishin golat për “Los Blancos” në këtë finale. E golin e vetëm për Al Ainin e shënoi Shiotani.