0-0 në derbin madrilen

Reali s’e shfrytëzon gabimin e Barcës, barazon ndaj Atleticos në Bernabeu

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë luajtur barazim 0-0 në derbin lokal të Madridit në ndeshjen e javës së shtatë të La Ligas.
Mbrëmja e së shtunës kishte rezervuar një përballje interesante mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.

Tifozët në Bernabeu ishin dëshmitarë të një lufte të madhe, një ndeshje me shumë emocione dhe raste shënimi, të cilës i munguan vetëm golat.

Rasti i parë i ndeshjes iu tregua Antoine Griezmann, që i vetëm përballë Thibaut Courtois dështoi të shënonte.

Mundësi të mira kishte edhe në anën e Real Madridit që provuan herë pas herë me Asensio e Bale, por ishte e pamundur të kalohej ‘muri’ i fundit i quajtur Oblak.

Në fund, të dy skuadrat u pajtuan me barazim 0-0.