Reali sakrifikon gjashtë lojtarë për Haalandin e Mbappen


Real Madridi është i gatshëm të shesë gjashtë lojtarë këtë verë, teksa po mundohen të mos i ndjejnë pasojat e COVID-19 dhe të finalizojnë rinovimin e stadiumit ‘’Santiago Bernabeu’’, raporton Mundo Deportivo.

Përveç stadiumit, Reali është i gatshëm që nga shitja e gjashtë lojtarëve të ketë mjete të mjaftueshme për disa blerje të rëndësishme në verë.

Erling Haaland i Dortmundit dhe Kylian Mbappe i PSG-së janë dy prioritetet e Florentino Perez në verë, i cili do tentojë me çdo kusht blerjen e tyre.