Real Madrid

Reali reagon pas triumfit: Finalet nuk luhen, ato fitohen

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22.

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Pas triumfit, Real Madridi ka reaguar në Twitter.

“Finalet nuk luhen, ato fitohen”, ishte postimi i klubit spanjoll, duke e treguar se janë të pakompromis në finale.