Në 'Bernabeu'

Reali pëson humbje të thellë nga CSKA në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka pësuar humbje të thellë në Santiago Bernabeu ndaj CSKA Moskës.

0-3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Chalov, Schennikov, e Sigurdsson shënuan golat për mysafirët.

Në të njëjtin grup fitore ka shënuar edhe Plzeni ndaj Romës me rezultat prej 2 me 1, duke siguruar vendin e tretë në Grupin G që çon në Ligën e Evropës.

Përkundër humbjes Reali e mbyll fazën e grupeve si lider me 12 pikë, kurse Roma vazhdon në 1/16 e finales si e dyta me 9 pikë. Plzeni vazhdon në Ligën e Evropës nga vendi i tretë me shtatë pikë, po aq sa ka edhe CSKA në vendin e fundit.