Liga e Kampionëve

Reali nxjerr një pikë në Gjermani pas dy golave në minutat e fundit VIDEO

Real Madridi ka arritur ta sigurojë një pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Borussia Moenchengladbachut fal dy golave të vonshëm të shënuar nga Karim Benzema (87’) dhe Casemiro (90+3’).

Reali ishte duke pësuar 2:0 pas golave të shënuara nga Marcus Thuram (33’, 58’), por arriti të nxjerrë pikën e parë në Ligën e Kampionëve këtë stinor.

Ndeshja e Grupit B përfundoi 2:2.

Reali pas dy xhirove zë vendin e fundit në grup me një pikë, kryeson Shakhtar Donetzku me katër pikë. Shakhtari e mposhti Realin në xhiron e parë në Madrid me rezultatin 3:2.