Reali kërkon fitore ndaj Betisit, formacionet zyrtare

Real Madridi do të luajë si mysafirë ndaj Real Betisit në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga duke filluar prej orës 20:45.
Skuadra e Santiago Solarit nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit në ligën spanjolle, dhe sot kërkon që të marrë fitore ndaj Betisit, që ka katër pikë më pak në pozitën e shtatë, kurse madrilenët mbajnë pozitën e pestë me 30 pikë, shkruan Gazeta Express.

Solari e ka lënë përsëri në bankën rezervë Iscon, i cili ende nuk ka nisur një ndeshje nga fillimi prej se argjentinasi mori rolin e trajnerit.

Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Real Madridi i ka fituar katër prej tyre, kurse njërën e ka fituar Real Betisi.

Real Betis