Reali ia ofron Kroosit kontratën e re njëvjeçare

Toni Kroos mund të luajë edhe një vit në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushorit gjerman, në fakt, Real Madridi ia ka ofruar një kontratë të re, valide deri në qershor të vitit 2024.

Edhe trajneri Carlo Ancelotti do të ishte i lumtur në se do ta kishte në dispozicion edhe për një vit ish-futbollistin e Bayern Munichut.

“Kroos është një legjendë e klubit. Ai është lojtar i nivelit të lartë. Kontrata e re? Unë pres që Toni ta përmbyllë karrierën e tij këtu në Real Madrid, natyrisht”, ka thënë trajneri italian.

Përfaqësuesi gjerman ka qenë njëri prej më meritorëve në sukseset e “Los Blancos” në dekadën e fundit.