Super belgu

Reali i ofron Chelseat dy lojtarë për Hazardin

Kampionët e Evropës këmbëngulin për ta blerë yllin belg.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Real Madridi ka pasur një sezon me luhatje. Një zëvendësues i denjë për portugezin, shihet futbollisti i Chelseat, belgu Eden Hazard.

Ekipi që drejtohet nga Santiago Solari është vënë në ndjekje prej kohësh dhe vetë lojtari i Bluve ka shprehur interesimin për një transferim në Bernabeu.

Madrilenët janë të gatshëm që të ofrojë shërbimet e Iscos dhe Mateo Kovaçiq, që aktualisht është në huazim te Chelsea, për të transferuar belgun.