Në “Wanda Metropolitano” është duke u zhvilluar një ndeshje e jashtëzakonshme në derbin ndaj Atleticos dhe Real Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari ka fituar me rezultatin 3-1 në derbin ndja Atleticos në një ndeshje ku nuk mungoi penalltia, VAR-i, kartoni i kuq dhe tensioni.

Fillimisht në minutën e 16’ ishte Casemiro ai i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm me rofishatë, shkruan SYRI.net.

Nuk ka zgjatur më shumë se 9 minuta gëzimi i Real Madridit pasi Atletico ka barazuar rezultatin 1-1 me anë të Antoine Griezmann.

Sergio Ramos në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të 54’ ishte Alvaro Morata i shënoi një gol të jashtëzakonshëm ish-skuadrës së tij, por VAR ndërhyri për të anuluar golin për shkak se sulmuesi spanjoll ishte “offside”.

Për t’i dhënë fund ndeshjes mendoi Gareth Bale që në të 74’ realizoi bukur diagonalisht.

Deri në fund të takimit nuk arriti të shkojë edhe Thomas Partey, i cili në minutën e 80’ u ndëshkua me kartonin e kuq.

Me këtë rezultat, Real Madrid ngjitet në vendin e dytë, duke e kaluar me një pikë rivalin e qytetit.