Reali i Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga Kylian Mbappe, me “los blancos” që është lodhur nga “tekat” e francezit, teksa ai nuk i përmbush më kriteret e klubit.
Për këtë arsye ata kanë nisur të kërkojnë një sulmues të mirëfilltë, pikërisht ai që i mungon skuadrës së Ancelottit.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, në fitoren e Realit në Champions përballë Bragës, e pranishme në “Santiago Bernabeu” ishte dhe agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta.
Thuhet se ajo ka pasur një takim me drejtuesit e “mbretërorëve” dhe në krye të dialogut ishte pikërisht sulmuesi norvegjez.
Reali e ka kërkuar Haalandin qëkur ai ishte pjesë e Borussias së Dortmundit, por 23-vjeçari zgjodhi të bashkohej me Manchester Cityt.
Kjo e fundit po bën çmos që ta mbajë në radhët e veta Haaland, që e shikon si pikë referimi për të ardhmen, por ai s’e ka ende të qartë se çfarë do të vendosë për të ardhmen.







